Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Makina elektrike të printuara në 3D

Printimi 3D ka filluar të jetë i përdorshëm për shumë produkte por konsumatorët pas vitin 2019 do të kenë mundësinë të blejnë makina elektrike të prodhuara në masë në 3D për vetëm 10.000 dollarë.

Kompania italiane X Electric Vehicle (XEV), do të bashkohet me Polymaker, një prodhues materialesh printimi 3D për të bërë LSEV, e cila XEV pretendon se do të jetë makina e parë e prodhuar në masë 3D.

Kompania thotë se deri tani ka marrë më shumë se 7000 porosi për makina nga shërbimi postar italian si dhe nga ARVAL, një shërbim leasing.

Makinat arrijnë të kryejnë deri në 70 kilometra në orë dhe kanë një limit në 150 km.

Një projektuesi për XEV tha për “South China Morning Post” se Kina ishte tregu më i madh për makinat e tyre dhe kompania është në bisedime për të ngritur një linjë prodhimi në këtë vend.

Scan Tv,   21.03.2018