Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nissan Leaf, modeli elektrik është bërë joshës

Modeli Leaf kthen faqe. Nuk ka lidhje fare me format disi anonime të gjeneratës së mëparshme.

Tani versioni elektrik më i shitur në botë ofron stil të rafinuar dhe kabinë cilësore, përveç teknologjive të avancuara, si p.sh. e-Pedal dhe ProPilot.

Fuqia motorike me bateri 140 kf, me autonomi të deklaruar 378kilometra

1 PAMJE NORMALE

Timon sportiv “i prerë” në pjesën e poshtme, monitor i bukur tip tablet HD 7 inç dhe vendosje e thjeshtë e moderne komandash. Me pak fjalë, kushdo që hyn në një makinë të tillë, do të gjejë një vazhdimësi të sigurt me makinat tradicionale.

2 MINIMUMI 40 MINUTA

Bateria, tashmë 40 kWh, është vendosur në pjesën e poshtme. Koha e karikimit: 16 orë në rrjet, 40 minuta për të shkuar në 80%, në karikim të shpejtë me rrymë të vazhdueshme.

3 ASISTENCЁ E PANDASHME

Sistemi ProPilot përfshin cruise control dhe Traffic jam, falë të cilave modeli Leaf ngadalëson vetë shpejtësinë në trafik, dhe në rast nevoje ndalon, apo riniset, kur makina që është përpara fillon të lëvizë.

4 ZGJEDHJE E LIRЁ

Madhësia e disqeve mund të jetë nga 16 ose 17 inç, përkatësisht të pajisur me goma 205/55 ose 215/50. Pesha e makinës ndryshon sipas versioneve, nga 1.490 kg në 1.520 kg.

5 MONOPEDAL

Tek modeli Leaf, gjejmë e-Pedal, i cili lejon ecjen, thjesht duke moduluar presionin mbi gaz. Kur gazi lirohet, sistemi i rikuperimit të energjisë dhe impianti i frenimit, ndërhyjnë automatikisht derisa makina të ndalojë.

6 AERODINAMIKA

Modeli me dy vëllime sportiv – Cx-i i deklaruar, në fakt, është vetëm 0.28 – me hap plot 2.70 metra, në një trup makine të gjatë pothuajse katër metra e gjysmë.

MODELI CROSSOVER 600 KM

Në Sallonin e Tokios, Nissan shpalosi konceptin IMX Concept (foto). Origjinal edhe nga mënyra e hapjes së dyerve si dollap, koncepti pararend një model crossover sportiv, me dy motorë elektrikë, në total 435 kf dhe autonomi më shumë se 600 km.

Në kabinë, spikat evolucioni i sistemit ProPilot, i nivelit 4: kur drejtimi i mjetit kalon në automatik, timoni futet brenda dhe sediljet shtrihen mbrapa, për të rritur komoditetin. Makina është në gjendje të lëvizë edhe pa pasagjerë, ndoshta për të arritur pikën e karikimit.

Revista Monitor,  19.03.2018