Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Infrastruktura e ngarkimit elektrik, vendimtare për të ardhmen e makinave

Nga bizneset e vogla familjare deri te kompanitë e mëdha të karburanteve, automjetet me gaz kanë shumë mundësi kur është fjala për furnizimin e tyre. Nga ana tjetër, për ata që ngasin automjete elektrike, zgjedhja është shumë më e kufizuar.

“Ndërsa në fillimin e kësaj lëvizjeje kemi parë vetëm pak automjete elektrike në rrugë, tani shohim një kërkesë në rritje dhe presim që në të ardhmen e afërt, një numër më i madh i automjeteve elektrike të jenë në rrugë”, shprehet Thomas Hering, drejtor i shitjeve në “ABB”- kompani që merret me infrastrukturën për automjetet elektrike.

Ndërsa shumica e njerëzve kanë filluar t’i përdorin automjetet elektrike në distanca më të gjata, nevoja për një rrjet të furnizimit në shkallë të gjerë po bëhet gjithnjë e më e ngutshme.

Por ndryshime graduale po ndodhin. Në janar u  investuan 5 milion dollarë në “FreeWire Technologies”, një kompani amerikane e specializuar në sistemet e ngarkimit të shpejtë të makinave elektrike.

Në Gjermani, ku ka një lëvizje të madhe për të rritur numrin e automjeteve elektrike në rrugë, gjithashtu po bëhen përpjekje për të rritur numrin e pikave të furnizimit.

“Planifikojmë të instalojmë 350 stacione furnizimi, veçanërisht në vende publike”, shprehet Bernhard Riehle, menaxher i projektit “Pfalzwerke Netz”.

Ndërsa ambiciet janë të mëdha, ka një numër të madh pengesash kur është fjala për krijimin e infrastrukturës së re. Kostot janë një tjetër shqetësim.

Ekzistojnë disa opsione kur bëhet fjalë për modelin e ngarkimit të përdorur, duke përfshirë rrymën alternative (AC) dhe rrymën e drejtpërdrejtë (DC).

“Për ngarkimin “AC”  ju duhet të keni një konvertues në automjetin tuaj i cili kthen rrymën alternative në rrymë të drejtpërdrejtë për të ushqyer baterinë. Kjo sigurisht është pak më e ngadaltë, por edhe më e lirë. Duke përdorur ngarkimin “DC”, ju mund të rimbushni me fuqi më të larta dhe kështu shpenzoni më pak kohë, pasi konvertimi në “DC” zhvillohet jashtë automjetit”, shprehet Hering i “ABB”.

Shumë përdorues të automjeteve elektrike do të ngarkohen duke përdorur stacionet me bazë në shtëpi, por kjo mund të konsumojë kohë. Në një stacion të “ngarkimit të shpejtë”, makinat mund të ngarkohen në 30 deri në 45 minuta.

Scan Tv,  06.03.2018