Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

AMA, fond për gjelbërimin

Liqenit të Farkës iu shtuan 100 pemë të reja si pjesë e projektit të Pyllit Orbital. Këtij aksioni iu bashkuan Autoriteti i Mediave Audiovizive  dhe kantautori , Ardit Gjebrea.  Kryebashkiaku Erion Veliaj i shprehu mirënjohjen stafit të AMA-s, të cilët me fondet e tyre kontribuan në shtimin e numrit të pemëve të reja të mbjella këtë sezon në kryeqytet. Veliaj apeloi që ky shembull të ndiqet edhe nga institucionet e tjera.

“Ndoshta, jo të gjithë mund të bëjmë gjëra të mëdha, por siç thoshte Nënë Tereza, mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe. Të jam shumë mirënjohës për faktin që, si në skenë, si jashtë skene, mbetesh një artist model dhe më vjen mirë që falë këtij shembulli, edhe shumë të tjerë, ata që të ndjekin, apo shumë prej qytetarëve që kërkojnë mesazhe pozitive, do na bashkohen me këtë nismë”, nënvizoi Veliaj.

Kryetari i AMA-s, Gentian Sala, tha se institucioni që ai drejton do të planifikojë një buxhet të posaçëm për nisma të tilla.

“Është nga aktivitetet më të bukura ku marrim pjesë. Mendoj që këtë çështje të mos e lëmë subjektive për zgjidhje, por vitin tjetër si Autoritet, të vëmë një fond të vogël në buxhetin e AMA-s vetëm për këtë qëllim”, u shpreh Sala.

Gjebrea vlerësoi nismën e Bashkisë së Tiranës për të shtuar gjelbërimin në kryeqytet dhe ftoi qytetarët të kontribuojnë realisht për të çuar më tej këto projekte.

Scan Tv,  18.02.2018