Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Mediat gjermane: Gjigantët e makinave kanë përdorur njerëz si kavie për të dëmin e gazeve të shkarkuara

Gazet që shkarkohen nga makinat me motorë diesel që prodhohen në Gjermani janë testuar edhe te kavie njerëzore. Mediat vendase shkruajnë se krahas majmunëve, efekti i gazeve të lëshuara nga markat e njohura gjermane të makinave është testuar edhe te njerëzit.
Sipas Sueddeutche Zeitung dhe Stuttgarter Zeitugn, Vw, Daimler dhe BMW kanë kryer teste të tilla. Ato shkruajnë se Shoqata Europiane për Kërkime mbi Ambientin dhe Shëndetin lidhur me Transportin, e themeluar nga 3 kolosët e makinave, ka kryer një studim të shpejtë në lidhje me efektet e oksidit të azotit në një indivit të shëndetshëm që e thith atë.
“Njëzet e pesë persona u janë nënshtruar kontrolleve pranë klinikës universitare të Aquisgrana-s pasi kishin thithur për disa orë oksid azoti në nivele të ndryshme përqendrimi”, shkruan Sueddeutche Zeitung. Por vetë EUGT, shoqata që ka kryer eksperimentet, nuk ka bërë të ditura rezultate.

TemA TV, 29.01.2018