Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Makinat diellore sfidojnë shkretëtirën australiane

Ekipi Sonnenwagen (makina diellore) Aachen zbuloi më 15 Korrik 2017 para spektatorëve në Nurburgring makinën e tyre që ushqehet vetëm me energji diellore. Skuadra do të jetë e vetmja nga Gjermania, e cila do të marrë pjesë në Sfidën Botërore Diellore, ku duhet të kapërcejë 300 km përmes Australisë, në kushtet nga më të vështirat në planet.

Një ide e tre studentëve nga qyteti i Aachen në verën e vitit 2015, u shndërruar në një projekt gjigand inxhinierik. Duke pranuar ndihmë nga shokët e klasës dhe miq të tjerë nga fusha të ndryshme, ekipi u rrit në 40 vetë dhe kështu lindin Sonnenwagen Aachen.

Ndryshe nga ekipet e tjera që do të konkurrojnë, skuadra nuk kishte asnjë eksperiencë në ndërtimin e një makine diellore, e as nuk mund t’ia lejonte vetes të shkëputej nga studimet për të dizajnuar automjetin.

Gjatë vitit të parë, gjatë fazave të konceptimit dhe dizajnimit, nuk ishte shumë e vështirë të balancoje studimet dhe projektin. Por kur filluar ta ndërtonim makinën, shumë njerëzve u duhej shumë informacion dhe kompanitë nuk para punojnë në darkë. Ndaj na duhej vazhdimisht të ndërprisnim mësimin me telefonata dhe emaile për t’u siguruar që gjërat po shkonin siç duhej”, tha Hendrik Lobberding, një student masteri në Inxhinieri Mekanike.

Gara është zhvilluar çdo dy vjet që prej 1987-ës. Për ta kryer rrugën nga Darwin në veri të Australisë, deri në Adelaide në jug duhen 8 ditë me energji diellore. 46 ekipet pjesëmarrëse mund të udhëtojnë deri në 8 orë në ditë, me mundësinë për t’u ndaluar gjatë kësaj kohe vetëm për ndërrime pilotësh dhe për riparime të vogla. Ndërsa natën ekipet do të duhet të ngrenë kampe në fusha.

Rregullorja strikte e kampionatit detyroi skuadrën të përdorë shumë materiale alternative si fibra karboni dhe të dizajnojë suspensione e lidhje të veçanta. Një ndryshim në rregulla solli edhe eliminimin e 1/3 së panelit diellor të ekipit për t’iu përmbajtur peshës dhe madhësisë së përcaktuar.

Teksa dielli do të jetë gjaku i kësaj gare, do të jetë edhe një nga problemet më të mëdha. Për të zvogëluar të papriturat, ekipi gjerman testoi disa bateri në kushte ekstreme brenda kabinave të saunave të skuadrave sportive të universitetit.

Sfida Botërore Diellore do të zhvillohet në datat 8-15 Tetor.

Scan Tv,  06.09.2017