Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nga 2019, Volvo vetëm me modele elektrike

Prodhuesi i makinave heq dorë nga motorët tradicionalë me djegie të brendshme.

Kompania e makinave Volvo njoftoi se duke filluar nga viti 2019 e tutje çdo model do të jetë krejtësisht elektrik apo hibrid, duke e shndërruar atë ne prodhuesin e parë të makinave që po heq dorë nga motorët tradicionalë me djegie të brendshme. Ajo tha se do të vendoste elektrifizimin në thelb të biznesit të saj.

Nga viti 2019 Volvo do të prodhojë vetëm tri lloje makinash: krejtësisht elektrike, hibride plug-in dhe të ashtuquajturat hibride “të buta” që kombinojnë një motor të vogël me benzinë ​​ me një bateri të madhe.

“Ky njoftim shënon fundin e makinave me motor me djegie të brendshme”, tha Hakan Samuelsson, CEO-ja i Volvo-s. Sipas njoftimit të kësaj kompanie janë shitur rreth 1 milion makina elektrike deri në 2025. Prodhuesi suedez i makinave u ble në 2010 nga prodhuesi kinez Geely.

Pronarët e rinj po tregojnë se janë një katalizator i vërtetë në garën për të elektrizuar modelet e tyre, duke qenë se Kina është tashmë lider botëror në shitjet e makinave elektrike dhe Geely është i vetmi prodhues kinez i cili prodhon makina për SHBA-në.

Volvo tha se do të hedhë në treg pesë makina krejtësisht elektrike midis 2019 dhe 2021. Tre do të prodhohen prej saj ndërsa dy nga Polestar. Kjo, sipas kompanisë, do të thotë se në të ardhmen nuk do të ketë asnjë makinë Volvo që nuk do të ketë motor elektrik.

Revista Monitor,  06.07.2017