Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Sa kursejmë me makinat elektrike?

Ka një seri konventash, strategjish, e projektesh që kanë si kryefjalë uljen e ndotjes në mjedis si dhe masat që duhet të meren në kuadër të ndryshimeve klimatike. Por një vend si Shqipëria edhe pse toerikisht i zbaton, anëtarësohet, përafron legjlacionin, mbetet akoma në hapa modeste të konkretizimit. Kjo sepse edhe ndikimi dhe masat që duhet të ndërmerren janë afatgjata, por edhe me një kosto të lartë financiare. Një ndër dokumentet që ngjalli kuriozitet gjatë 2016-ës, por edhe këtë vit ishte një studim për cilësinë e ajrit në vend që parashtronte një seri zgjidhjesh alternative që në total kalonin një kosto mbi 300 milionë euro.

Por ndërsa kjo është thurje e një strategjie të tërë për të minimizuar emetimet e dëmshme në mjedis duke nisur nga makinat që përdorim, nga elementët e ngrohjes, nga ndërhyrjet dhe zgjerimi i kurorës së gjelbër, nga diku duhet ta nisim. Një alternativë që jep kjo strategji është ajo e makinave që nuk përdorin karburantin për lëvizje. Pra, janë ato automjete që janë miqësore me mjedisin makinat elektrike apo ato hibride. Këto të fundit tek-tuk mund të t’i zerë syri rrrallëherë nëpër Shqipëri, mbeten akoma në përdorim minimal dhe që zgjojnë kuriozitet. Këto automjete janë ideale për qarrkullimin brenda qytetit për faktin se deri në 60 kilometra funksionojnë me bateri ndërsa nëse shpejtësia kalon këtë nivel atëherë vihet në funksion sistemi i funksionimit me karburant. E ndërsa për makinat hibride tashmë ka një përdorim që e has edhe në administratë, një ndër ato raste që bëri bujë është ai i makinave elektrike të Policisë së Shtetit. Flota prej 11 mjetesh u ble nga ana e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike si dhuratë për Policinë e Shtetit për angazhimin e përbashkët që patën në aksionin antiinformalitet për lidhjet e jashtëligjshme në sektorin e energjisë.

Por edhe pse makinat elektrike duken një zgjidhje ideale, ka shumë pikëpyetje që shoqërojnë ata që duan të kenë pronësi mbi një të tillë. Tregu shqiptar është ende i kufizuar në opsionet që ofron, por padiskutim që e ka shtuar si element. Por ndërsa pritshmëritë janë që të interesuarat e para të jenë kompanitë e mëdha që kanë në strategjitë e tyre edhe përgjegjësinë sociale për të futur në flotat e tyre makinat elektrike, edhe qytetarët mund ta shohin si një variant të mirë investimi. Duke mos njohur detajet, shumë prej tyre nuk e dinë në ia vlen të investosh në një makinë elektrike. Perceptimi është që xhepit mund t’i rëndojë më shumë një variant i tillë dhe ndoshta në afatshkurtër edhe mund të hajë debat, por në afatgjatë faktet tregojnë se këto variante kanë edhe anën e tyre të kursimit.  Por sa të intersuar janë shqiptarët për një makinë elektrike, çfarë avantazhesh paraqet kjo e fundit në raport me makinën tradicionale në koston e energjisë si dhe të mirëmbajtjes, si mund të incentivohet rritja e numrit të blerjeve për këtë kategori automjetesh? Për të gjitha këto SCAN Magazine intervistoi Dorian Mehmetin, drejtor marketingu në “Porsche Albania“.

Çfarë mundësish ofron tregu shqiptar sa i përket makinave elektrike? A ka opsione dhe cilat janë disa prej tyre?

Të pakta janë kompanitë shqiptare të cilat kanë një model elektrik në portofolin e tyre. Por problem qendror i teknologjisë elektrike është (ashtu si edhe çdo teknologji e re) ka nevojë për shërbime shoqëruese pas shitjes, siç është servisi. Në informacionin tonë, deri më sot vetëm “Porsche Albania“ ka jo vetëm një ofertë me dy modele tërësisht elektrike si “Volksëagen e-up! “ dhe “Volksëagene-Golf“ (të dy këto modele në qarkullim në rrugët tona) por infrastrukturën dhe trajnimin e inxhinierëve për këtë teknologji.

Sa të interesuar janë shqiptarët për të blerë një makinë elektrike? Sa individë e vizitojnë sallonin për këtë arsye dhe sa përfundojnë duke e blerë një të tillë?

Interesi për makinat elektrike ka qenë i madh menjëherë pas prezantimit të flotës së parë me 11 makina elektrike, sot në përdorim të Policisë së Shtetit. Pothuajse çdo ditë klientët që vizitojnë sallonin tonë ndalojnë gjatë duke parë një nga modelet elektrike që ne ofrojmë dhe shpesh herë kërkojnë apo ftohen për një xhiro prove me një makinë të tillë.

 Çfarë kostoje kanë përgjithësisht këto makina dhe sa ekonomike janë në raport me makinat e zakonshme? Shpenzim karburanti vs energji dhe mirëmbajtje? 

Energjia elektrike si karburant për lëvizshmërinë është studiuar prej kohësh, por vetëm vitet e fundit është investuar në këtë drejtim. Për këtë arsye oferta e modeleve elektrike është më e kufizuar se e atyre me motor me djegie të brendshme. Teknologjia elektrike kërkon gjithashtu pajisje më të shtrenjta si për shembull blloku i baterive, të cilat ndikojnë direkt në koston e makinës. Megjithatë avantazhi i madh i këtyre modeleve qëndron në kostot minimale të operimit. Në një përllogaritje të thjeshtë një makinë elektrike “e-Golf“ konsumon më pak se 150 lekë për 100 km, ndërkohë që një makinë tradicionale do të konsumonte të paktën 850 lekë (ose mbi 460% në raport me një makinë elektrike). Kostot e shërbimeve periodike janë gjithashtu disa herë më të ulëta pasi motori elektrik nuk përdor vaj lubrifikant, i cili është edhe komponenti më i shtrenjtë në një shërbim periodik. Gjithashtu konsumi i komponentëve të frenimit është disa herë më i moderuar pasi makinat elektrike përdorin edhe bllokun e motorrit gjatë frenimit për të rikuperuar energji. Për të vijuar më tej me përfitimet nga prodhuesi, ku blloku i baterive gëzon 8 vjet garanci nga grupi “Volkswagen“. 

A ka kompani apo institucione që interesohen për blerjen e këtyre makinave që duhet thënë kanë avantazh edhe në lidhje me faktin e mosemetimit në mjedis të gazrave të dëmshëm. 

Po. Makinat elektrike po shihen gjithmonë e më tepër si alternativë nga institucione të cilat në vizionin e tyre duan të promovojnë teknologji të reja, ose thjesht llogaritjet matematike të kostove i çojnë drejt kësaj alternative. Përsa i përket emetimeve llogaritjet janë të thjeshta: 1 makinë e re naftë emeton afërsisht 130 g CO2 për kilometër. Nëse kjo makinë bën 15,000 kilometra në vit ajo emeton: 1,950 kg CO2. Për çdo makinë elektrike të shitur ne shkurtojmë me afërsisht 2 tonë CO2 të emetuar çdo vit. E thënë ndryshe për të hequr nga qarkullimi te njëjtën sasi të CO2 në vit duhen afërsisht 90 pemë të rritura. Në Shqipëri ku energjia elektrike gjenerohet nëpërmjet burimeve të rinovueshme, nuk prodhohet fare CO2 për karikimin e makinave. 

Në një strategji për ndyshimet klimatike dhe një studim për uljen e ndotjes është propozuar që të ketë incentiva fiskale, por edhe krijimi i skemave të subvencionit për blerjen e këtyre makinave. Si mendoni se mund të ndikojë kjo në rritjen e numrit të blerjeve për këto makina? 

Shqipëria aktualishtë është pas vendeve të tjera edhe atyre të rajonit, kujtojmë këtu Maqedoninë, kur pritet të aprovohet një paketë e tërë me përfitime për përdorimin e makinave elektrike. Disa nga përfitimet që aktualisht po diskutohen në Maqedoni janë: bonus në çmim nga 3,500 në 5,000 euro për çdo makinë elektrike të blerë, normë e reduktuar e TVSH për makinat elektrike në 5% nga 18% që është aktualisht, 10 vite përdorim pa pagesë i rrugëve dhe parkingjeve publike, incetiva për instalimin e karikuesve të shpejtë në pika karburanti dhe parkingje publike, etj. Nëse një paketë e ngjashme do të miratohej edhe në Shqipëri, pa dyshim do kishte një rritje drastike të numrin të makinave elektrike. 

Pak kohë më parë OSHEE bleu për Policinë e Shtetit disa makina elektrike? Si funksionon karikimi i tyre dhe sa praktik është ky proces në Tiranë për gjithë ata që kanë një variant me sistem të integruar hibrid?

Flota e parë me 11 makina elektrike sot në përdorim të Policisë së Shtetit është shembulli më i mirë i performancës së këtyre mjeteve. Procesi i karikimit është i thjeshtë dhe kryhet në 3 mënyra të ndryshme.  Me prizë të thjeshtë shtëpie (ku makina karikohet përgjatë gjithë natës) Me karikues të fuqizuar, ku makina karikohet për 8 orë dhe me karikues të shpejtë ku makina karikohet në rreth 37 minuta. Autonomia e makinave elektrike është përmirësuar ndjeshëm (kujtojnë Volksëagen Golf-in e ri) i cili ofron 300 kilometra përpara se t’i drejtohet prizës së karikimit.

Scan,  19.06.2017