Makinat elektrike, 70 milionë brenda 2025
Sipas një raporti të ri publikuar nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë numri i makinave elektrike në rrugë kaloi shifrën e 2 milion në 2016-ën.
Me më shumë se 750,000 porosi të reja, viti i kaluar ishte një tjetër rekord për makinat elektrike. Bazuar në premtimet e prodhuesve të makinave, Agjencia parashikon se numri i makinave elektrike do të arrijë 20 milion brenda 2020-ës dhe 70 milion brenda 2025-ës, shkruan PCWorld Albanian.
Edhe mund të duken shifra të larta nuk është asgjë krahasuar me industrinë aktuale të makinave me djegie të brendshme.
Dy milion makina elektrike janë vetëm 0.2% e makinave në qarkullim. Edhe sikur ky numër të shkojë në 50 milion, përsëri do të përbënin vetëm 5%.
Scan Tv, 12.06.2017