Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Durrës, aksident në një pikë karburanti

Policia Rrugore e Durrësit ka arrestuar në flagrancë një 25-vjeçare pasi gjatë natës është konstatuar duke kryer shkelje të qarkullimit rrugor.

Në prangat e bluve ka rënë Sadjona Dervishi, banuese në Durrës.

Ajo rreth orës 23:40,në autostradën Durrës–Tiranë, tek një karburant, duke drejtuar automjetin tip Benz ka humbur kontrollin e mjetit duke u futur brenda në karburant dhe më pas është përplasur me reklamat e tij.

Për pasojë është dëmtuar vetë e reja, e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve.

Gjatë testit të alkoolit rezultoi se Dervishi ishte në gjendje të dehur.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”dhe”Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Shqiptarja.com  11.04.2017