Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Tirex Resources merr liçencën për minierën e Rehovës

Kompania kanadeze Tirex Resources Ltd. (“Tirex”) ka njoftuar në 14 shkurt se aplikimi i licencës për minierën e Rehovës është miratuar nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë. Licenca e minierës është e vlefshme për 25 vjet dhe mund të shtrihet edhe për 10 vite të tjera.

Tirex mori të drejtat për Rehovën, pasi fitoi ankandin që u zhvillua nga qeveria shqiptare në vitin 2015. Procesi i aplikimit të licencës mbeti në vend, kur një kompani private vuri në diskutim ligjshmërinë e veprimeve të qeverisë për të shfuqizuar licencën e eksplorimit që ajo kishte pasur, për mospërmbushje të kushteve.

Çështja është zgjidhur tashmë në Gjykatë, çka ka çuar në miratimin përfundimtar të licencës.

Spiro Kletas, drejtor ekzekutiv i Tirex, tha “Pas një periudhe të gjatë e të vështirë për Tirex, dita e sotme përfaqëson një erë të re për kompaninë. Me lajmin e licencës dhe një mjedis të shëndetshëm makroekonomik për bakrin, pritet shumë për Tirex dhe aksionerët tanë.”

Rehova ndodhet 114 km në distancë të drejtë nga juglindja e Tiranës apo 200 km nga rruga dhe është në lidhje me rrjetin e energjisë elektrike. Prona minerare përmban katër depozita historike VMS. Këto janë të rrethuara nga zonat e eksplorimit të interesit, që ende nuk janë testuar në mënyrë sistematike, duke përdorur teknika moderne eksplorimi dhe teknologjike. Katër depozitat e njohura, të quajtura Bregu i Geshtenjes (“B & G”), Rehova-Kanisqel, Çiflig dhe Dushku i Trashe janë pjesë e Minierës së Bakrit të Rehovës, një minierë, e cila ishte operuar më parë nga ndërmarrja shqiptare e bakrit shtetërore. Këto depozita janë relativisht afër me njëri-tjetrin (200m-500m), gjë që mundëson përpunimin në një njësi të vetme.

Tirex do të bëjë vlerësimin e minierave nëntokësore dhe mundësitë për zhvillimin e depozitave të B & G, Çiflig dhe Dushku i Trashe, ndërsa do të vlerësojë depozitat e Rehova-Kanisqel.

Presidenti i Tirex, Fred Tejada, tha se “miratimi i licencës së fundmi do të lejojë Tirex të ecë përpara me planet e saj në Rehovës, që kishin mbetur pezull, ndërsa po zhvillohej gjyqi. Me këtë licencë ne mund të fillojnë të punojnë në Rehovë dhe të përditësojmë planet tona për pasuritë e Mirditës në veri të Shqipërisë, të cilat kishin mbetur gjithashtu pezull, ndërkohë që ne po prisnim për zgjidhjen e çështjes së Rehovës.”

Revista Monitor,  15.02.2017