Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Grabitet me armë karburanti në Ibë

Dy javë pasi policia e Tiranës goditi një grup kriminal që grabiste nën kërcënimin e armëve karburantet, mëngjesin e kësaj të shtunë persona ende të paidentifikuar kanë grabitur sërish një pikë karburnati.

Ngjarja është shënuar në aksin Tiranë-Elbasan në fshatin Ibë ku të maskuar dhe nën kërcënimin e armës janë marrë 25 mijë lekë, telefonat celularë të dy punonjësve të turnit dhe disa sende të ndryshme.

Uniformat blu kanë nisur hetimet ndërsa dyshohet se autorët janë larguar në drejtim të Elbasanit pasi kanë grabitur paratë në pikën e karburantit.

Nga pamjet filmike është identifikuar mjeti i autorëve i cili ka qenë pa targa dhe aktualisht po punohet për kapjen e autorëve të dyshuar të cilët sipas deklarimeve të dhëna nga punëtorët e karburantit janë të moshës 25-30 vjeç.

Shqiptarja.com  04.02.2017