Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kapet grabitësi i tretë i karburanteve në Durrës

Kapet nga policia edhe autori i tretë i grabitjes së karburanteve përgjatë autostradës Tiranë-Durrës.

Bajram Kallmacaku, 20 vjeç, banues në Durrës, ra në prangat e policisë mesditën e kësaj të hëne, pasi ishte shpallur në kërkim prej 10 ditësh.

Kallmacaku grabiti me dy të tjerë, Florjan Thana dhe Klajdi Pupa, dy karburante në “Fllakë” në datën 9 janar të këtij viti.

Gjatë kësaj grabitje, tre autorët e armatosur morën 65.000 lekë.

Ndërsa në dhjetor të vitit të kaluar, ata kanë grabitur një tjetër karburant përgjatë autostradës Tiranë-Durrës.

Shqiptarja.com  23.01.2017