Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Pragosen dy persona për grabitjen e karburantit

Policia ka goditur një grup të armatosur që kryente grabitje të karburanteve.

Në prangat e policisë kanë rënë dy autorë, Florjan Thana 19 vjeç​ dhe Klajdi Pupa 20 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim një tjetër, Bajram Kaumacaku, 20 vjeç.

Grabitja e fundit ka ndodhur një ditë më parë në autostradën Tiranë-Durrës, ku nga një automjet tip “Golf” kanë dalë tre persona të armatosur të cilët kanë grabitur xhiron ditore të dy karburanteve përballë njëri-tjetrit.

Hetimet dokumentojnë edhe grabitjen e një karburanti të kryer në 12 dhjetor të vitit të kaluar.

Policia ka sekuestruar edhe automjetin tip “Golf” që përdorej nga autorët.

Gjithashtu, policia ka publikuar edhe videon e grabitjes së një prej karburanteve në autostradën Tiranë-Durrës si dhe të arrestimit të dy autorëve të dyshuar.

Si u grabitën dy karburantet përballë njëri-tjetrit

Dy karburante përballë njëri-tjetrin në autostradën Tiranë-Durrës, në zonën e Fllakës, janë grabitur mëngjesin e ditës së djeshme nga tre persona të armatosur.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës ku nga një makinë tip “Golf” e bardhë, kanë dalë tre persona të maskuar dhe të armatosur.

Nën kërcënimin e armëve ata kanë marrë xhiron ditore të karburantit dhe janë larguar menjëherë.

Shqiptarja.com  10.01.2017