Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Durrës, grabitet një pikë karburanti

Një grabitje në një pikë karburanti është verifikuar në orët e para të kësaj të hëne në qytetin e Durrësit.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave tre persona të armatosur, nën kërcënimin e pistoletave u kanë marrë xhiron ditore rojeve të karburantit.

Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:50, në afërsi të Mbikalimit të Flakës dhe nga llogaritjet e para rezulton që grabitësit të jenë larguar me një shumë prej 150 deri në 200 mijë lekë.

Burimet shtojnë më tej se, uniformat blu kanë vajtur në vendngjarje dhe përmes kamerave të sigurisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Top Channel,  12.12.2016