Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Dyshime për implikimin e punonjësve në grabitjen e karburantit

Dy milionë lekë të vjetra është shuma e parave të grabitura sëbashku me kasafortën e karburantit tek Ura e Dajlanit.

Policia e Durrësit bën me dije se krahas parave  janë marrë dhe një sasi tollonash që shërbenin për furnizimin me karburant.

Sakaq policia ka marrë në pyetje të katër punonjësit të cilët ndodheshin në orarin e  punës përgjatë orëve të natës kur u grabit karburanti në autostradën Tiranë- Durrës.

Ata kanë deklaruar se nuk kanë konstatuar ndonjë person të dyshimtë që vërtitej pranë ndërtesës ku punonin, por kanë dëgjuar thjesht një zhurmë rreth orës 02:00, por nuk kanë menduar se bëhej fjalë për një vjedhje.

Momenti që kanë konstatuar vjedhjen ka qenë ora 05:00 e mëngjesit të sotëm, ku dhe më pas kanë lajmëruar policinë.

Policia ka dyshimet e saj se punonjësit janë të përfshirë në vjedhje, por janë hetimet që do të nxjerrin konkluzionet më pas.

Ora News,  30.11.2016