Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Euro false për furnizim me karburant, 2 në pranga

Dy persona janë arrestuar nga policia lokale, pasi akuzohen për falsifikim kartëmonedhash.

Të arrestuarit janë Klaus Sejdi 34 vjeç dhe Gentian Saliaj 44 vjeç, të dy banues në Elbasan.

Sipas policisë, ata kanë shkuar në një karburant në fshatin Mengël, kanë furnizuar me karburant mjetin me targa AA 144 KU në pronësi të Klaus Sejdit, ndërsa punonjësit i kanë dhënë 50 Euro false.

Pas denoncimit të punonjësit të karburantit, policia ka nisur hetimet duke vendosur në pranga dy personat, ndërsa në cilësinë e provës është sekuestruar kartëmonedha 50 Euro false dhe makina me targa AA 144 KU.

Ndërkohë që vazhdojnë hetimet, pasi dyshohet për një rrjet të falsifikimit të kartëmonedhave.

Shqiptarja.com  04.11.2016