Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Grabitet karburanti në autostradën Tiranë-Durrës

Rreth orës 03:00 të mëngjesit, tre persona me çorape në kokë të pajisur me armë kanë grabitur 1 milionë lekë një pikë karburanti te mbikalimi i Rinasit. Punonjësi i karburantit sapo i ka parë të zbresin nga makina është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Grabitësit me ndihmën e mjeteve të forta kanë mundur lehtësisht të marrin kasafortën me shumëne xhiros 2 ditore, ndërsa menjëherë pas kësaj të tre janë larguar në drejtim të Durrësit.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e rrethanat e mëtejshme të grabitjes ndërsa po punohet për idnetifikimin dhe kapjen e autorëve.

Kjo ngjarje vjen vetëm pak ditë pasi një gardist pranë parlamentit u arrestua për 4 grabitje në një periudhë 1 mujore.

Gerlado Guci ndiqte të njëjtën taktikë me atë të dy grabitësve, përpara kontrollonte mirë zonën dhe më pas i maskuar dhe në kërcënimin e armës grabiste pikat e karburantit.

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri më herët ka kërkuar që në pikat e karburantit gjatë natës të ketë menaxhim elektronik.

Policia
Më datë 31.10.2016, rreth orës 03:12, në Autostradën Tiranë – Durrës, tek mbikalimi i Rinasit, dy persona (me çorape në kokë), janë afruar tek një karburant, me një automjet, ku njëri nga dy personat dyshohet të ketë pasur armë zjarri. Punonjësi i karburanti sapo ka parë dy personat të zbresin nga mjeti është larguar me vrap.

Duke përdorur mjete të forta kanë arritur të marrin Kasafortën e kësaj pike karburanti, ku në bazëtë dëshmive në brendësi të saj ka patur xhiron e dy ditëve, shumë rreth 1.000.000 lekë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se janë larguar në drejtim të Durrësit. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj vepre kriminale.

Shqiptarja.com  01.11.2016