Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Konkurrenca hap hetim për furnizimin e avionëve me karburant

Nga vlerësimi i bilanceve financiare të ndërmarrjes AIR BP ALBANIA rezulton se gjatë vitit 2015 fitimi pas tatimit jane te konsiderueshme nëse krahasohen me tregun e karburanteve në vend. Konkurrenca: të hyjnë operatorë të tjerë, që të ulet çmimi i karburanteve…

Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur hapjen e procedurës së hetimit të thelluar në tregun e furnizimit të avionëve me karburant në zonën gjeografike të aeroportit ndërkombëtar “Tirana International Aeroport”. Hetimi është hapur pasi Konkurrenca ka konstatuar se tregu i karburantit për avionë JET A-1 karosene në aeroportin “Tirana International Aeroport”, ndodhet në kushte monopoli ku një ndërmarrje e vetme, AIR BP ALBANIA ofron karburant për mjetet e transportit ajror. Që prej 31 Dhjetorit 2014, kjo ndërmarrje nuk ka eskluzivitet në këtë zonë gjeografike.

Nga vlerësimi i bilanceve financiare të ndërmarrjes AIR BP ALBANIA rezulton se gjatë vitit 2015 fitimi pas tatimit jane te konsiderueshme nëse krahasohen me tregun e karburanteve në vend.

Sipas raportit të Autoritetit, “Tirana International Aeroport”, në kontratën konçesionare të lidhur me qeverinë shqiptare është zotëruesi i vetëm i hapësirës ku mund të realizohet aktiviteti i depozitim/aksesit me karburant të avionëve. Kjo ndërmarrje është në kushtet e monopolit për sa i përket tregut të aeroporteve në vend dhe në të tilla kushte transferimi i shërbimeve siç është ai i furnizimit me karburant për avionët sërish vetëm tek një ndërmarrje rrit koston e operimit të kompanive ajrore.

Në kushtet kur, referuar kontratave stacioni i depozitim/aksesit në këtë aeroport është realizuar nga ana e ndërmarrjes AIR BP ALBANIA dhe kjo e fundit zotëron të drejtat mbi këtë impiant, kjo infrastrukturë vlerësohet si një facilitet esencial. Pra, bazuar në terminologjinë e facilitetit esencial, është vetëm kjo infrastrukturë prej të cilës mund të realizohet depozitimi dhe furnizimi me karburant i avionëve.

Dhënia e aksesit për depozitim dhe furnizim nga ana e ndërmarrjes AIR BP ALBANIA, sipas kontratës së vënë në dispozicion të këtij hetimi, kundrejt një pale të interesuar realizohet në kushtet e çmimeve të parregulluara. Pra, ndërmarrja AIR BP ALBANIA zotëron një facilitet esencial për kryerjen e këtij aktiviteti në zonën e “Tirana International Aeroport” dhe në kushtet aktuale konkurrentët potencialë janë të detyruar që të përdorin facilitetin esencial që ajo zotëron kundrejt kushteve të caktuara.

Dhënia e aksesit nga ana e “Tirana International Aeroport”, për mundësinë e furnizimit me karburant të operatorëve të tjerë të cilët plotësojnë kriteret e nevojshme për të operuar në këtë treg dhe kanë kontrata furnizimi me kompanitë ajrore, është mundësia e vetme për rritjen e konkurrencës dhe uljen e çmimeve të karburantit JET A-1 karosene.

Për këtë arsye Autoiteti vendosi Hapjen e procedurës së hetimit të thelluar në tregun e produktit karburant avionësh JET A-1 mbi ekzistencën ose jo të kufizimeve, shtrembërimeve apo pengimeve të konkurrencës. Periudha hetimore është janar 2014 – qershor 2016.

Revista Monitor,  20.09.2016