Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Qeveria miraton rritjen e pagave për OSHEE

Qeveria ka miratuar një skemë të re pagash për administratën e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes OSHEE, e cila merr në konsideratë një rritje të ndjeshme të pagave për nivelet e ulta të punonjësve. Më këtë skemë që tashmë është botuar në Fletoren Zyrtare, recepsionistët dhe faturistët marrin 70 mijë-80 mijë lekë në muaj.

Administratori i merr paga mujore 300 mijë lekë në muaj ndërsa , Drejtori i Divizionit 270 mijë lekë në muaj.

Shefi kabinetit paguhet me 200-250 mijë lekë në muaj, ndërsa drejtorët e drejtorive rajonale 15—200 mijë lekë në muaj.

Por teksa shihet se paga e recepsionistëve, shoferëve dhe faturistëve janë rritur në mënyrë të ndjeshme,ajo pjesë e administratës që janë motori i OSHE si (ekletromekanik, saldator i linjave) do të kenë nivelin më të ulët të pagave që kampin intervalin nga 35-60 mijë lekë.

Në një raport dërguar Entit Rregullator të Energjisë, vetë OSHE pohon se ristrukturimi i skemës organizative të Shoqërisë si dhe plani i masave në kuadrin e ndërhyrjes dhe të aksionit për uljen e humbjeve dhe rritjen e arkëtimeve janë shoqëruar me rritjen e numrit të punonjësve dhe rrjedhimisht edhe me rritjen e shpenzimeve të personelit.

Struktura e re organizative në kuadër të aksionit të ndërmarrë dhe të ndryshimeve tranzitore ka planifikuar një rritje prej rreth 5% të personelit në vitin 2016.

Krahas kësaj për vitin 2016 shoqëria ka parashikuar një rritje të ndjeshme të pagave të punonjësve, pohon OSHE.

Sipas studimit të kryer nga Departamenti i Burimeve Njerëzore, pagat shumë të ulta të punonjësve që operojnë në terren, kryesisht elektricistë dhe faturistë të cilat kanë mbetur të pandryshuara prej vitesh, jo vetëm që nuk justifikojnë vlerën e punës së tyre por bëhen shpesh justifikim për uljen e performancës si dhe të abuzimeve të ndryshme. Shoqëria mendon që pagat e përputhura me shpërblimin sipas vlerës së tregut do të rrisë përgjegjshmërinë në punë si dhe performancën e shoqërisë, sqaron OSHEE.

Revista Monitor,  16.08.2016

rrogat-osherrogat-oshe-2rrogat-oshe-2 (1)