Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KEK: Kthehet në punë blloku B2

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka njoftuar se pas angazhimit maksimal të ekipit të KEK-ut, pas disa orësh është sanuar problemi me Elektrofiltrin e njësisë B2 dhe njësia është kthyer në punë, m këtë rast nga pasmesnata të gjitha njësitë e KEK-ut, janë duke prodhuar sipas planit.

“Përndryshe KEDS-i ishte njoftuar me kohë rreth problemeve me elektrofiltrin e njësisë B2 para se njësia të ndalet nga puna. Me këtë dëshmohet edhe njëherë se KEK-u përveç se është bartës i stabilitetit të sektorit të energjisë, ka përgjegjësi të lartë edhe ndaj komunitetit dhe shoqërisë së Kosovës. Vlen të theksohet se për zhvillimin e këtij sektori mjaftë të rëndësishëm si për qytetarët e vendit ashtu edhe për zhvillimin gjithëmbarshëm ekonomik, përveç KEK-ut, një angazhim i tillë është i nevojshëm edhe nga të gjitha subjektet e ndërlidhura me sektorin e energjisë”, është thënë në komunikatën e KEK-ut.

Agjensia e lajmeve ekonomia,  27.06.2016