Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Punonjësit e ARMOs në protestë për pagat

Prej 9 muajsh punonjësit e rafinerive të kompanisë ARMO nuk po marrin dot pagat, ndërkohë uzina ka 8 muaj që nuk po funksionon më. Punonjësit e saj janë mbledhur në qendër të qytetit të Fierit duke protestuar.

Në këtë uzinë ka punonjës që punojnë prej 40 vitesh dhe tani janë në dëshpërim për shkak se kanë humbur të vetmen mundesi jetese.

Uzinat e ARMO janë ndalur, ndërsa llogaritë e kompanisë janë bllokuar nga tatimet. Pas tubimit, policia shoqëroi të gjithë personat që kërkuan leje për protestën, përfshi edhe kreun e sindikatës së naftës Kamber Iljazi, për shkak se protesta devijoi nga vendi i mbajtjes dhe protestuesit bllokuan edhe rrugën.

Top Channel,  13.04.2016