Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

AK, Lati: Dyshime për tregtarët e karburanteve

Tregtarët shqiptarë nuk pasqyrojnë rënien drastike të çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare, shkak për të cilin Autoriteti i Konkurrencës ka vënë nën hetim subjektet e shumicës po edhe të pakicës të tregut të karburanteve.

Kreu i këtij Institucioni Lindita Milo, thotë se ka dyshime që kompanitë bashkërendojnë sjelljet për të mbajtur artificialisht çmime më të larta në dëm të konsumatorëve.

“Në mënyrë sistematike në tregun shqiptarë ekziston kjo pyetje se përse në tregun tonë nuk ndryshon çmimi i karburantit që mund të reflektohet nga tregu i jashtëm. Kemi një treg jo të qartë midis hallkave të veta ku kemi shitje të nivelit me shumicë brenda lojëtarëve, që do të thotë se një firmë importi me shumicë nuk e adreson produktin e tij vetëm tek pakica por edhe tek shumica” ka thënë Lati.

Lati thotë se struktura e tregut shqiptar po përqëndrohet në duart e importuesve, duke shfaqur shenja të qarta oligopolistike.

“Në fakt vetë ngrutësia e çmimit të operatorëve nga njëra anë dhe struktura e tregut është strukturë oligopolistike në tërësinë e vet. Ne vunë re se po shkonte drejt përqëndimit në import e hidrokarbureve. Dhe një strukturë e tillë gjithmonë ka një prirje për bashkërendimin mes operatorëve. Prandaj, nëse vërtetohet gjobat janë të mëdhaja, deri në 10% të xhiros së plotë” përfundoi ai.

Autoriteti po inspekton nga afër sjelljen e aktorëve të tregur dhe në rast se gjenden prova për bashkërendim të çmimemeve, operatorët mund të përballen me penalitetete shumë të larta, që shkojnë në milionë dollarë.

Shqiptarja.com  20.03.2016