Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

39 vdekje nga goditjet e tensionit

Vetëm në dy vite 39 shqiptarë kanë gjetur vdekjen nga goditjet e tensionit në ambjentet familjare.

E dhëna vjen përmes një analize të Ministrisë së Ekonomisë, publikuar në strategjinë afatgjatë për mbrojtjen e konsumatorit.

Në dokument janë pasqyruar të dhënat mbi aksidentet me vdekje për vitet 2013-2014 dhe vërehet se kanë ardhur si pasojë e sigurisë së pa mjaftueshme të instalimeve elektrike në apartamente dhe ndërtesat e banimit, të mos vendosjes së pajisjeve mbrojtëse në rast defekti elektrik (rënie në masë), si dhe nga kryerja e punimeve dhe instalimeve elektrike nga persona apo subjekte që u nuk njihet kompetenca në këtë fushë.

Një nga masat fillestare detyruese për uljen e numrit të aksidenteve qe lidhen me këtë çështje, sipas Strategjisë qës shtrihet deri në vitin 20120, është futja e reles diferencialo-termike (salva-vita) në instalimet elektrike të banesave ekzistuese, në ambientet sociale dhe qendra të ndryshme publike do të mënjanonte mjaft numrin e aksidenteve me vdekje nga goditja e rrymës elektrike të tensionit të ulët, por që gjithsesi kërkon një rregullim të posaçëm ligjor për ekzekutimin e këtij detyrimi si në instalimet e reja, po ashtu edhe në instalimet ekzistuese, ku për këto të fundit nevojitet të llogaritet edhe efekti ekonomik si dhe si do të përballohet ky efekt ekonomik.

Shqiptarja.com  12.03.2016