Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KEK dhe KESCO kërkojnë rritje të energjisë

Tarifat e energjisë elektrike do të shtrenjtohen për rreth 15 për qind nëse Zyra e Rregullatorit të Energjisë ia miraton kërkesat e KEK-ut dhe KESCO-s për të hyrat maksimale për vitin 2016.

Kjo përqindje është kalkuluar në bazë të kërkesës që KESCO-ja e KEK-u kanë bërë për të hyrat për vitin 2016 për të mbuluar kostot e operimit dhe për të kompensuar humbjet nga e kaluara. Bazuar në aplikacionet e këtyre dy kompanive që janë publikuar në ueb-faqen e ZRrE-së, ato kanë kërkuar të hyra që janë për 19 për qind më të larta se ato të vitit të kaluar.

Mirëpo zakonisht përqindja e rritjes së tarifave është më e vogël se përqindja e rritjes së të hyrave. KEK-u ka kërkuar 29 milionë euro më shumë buxhet sesa që kishte në vitin 2015. Këto të hyra KEK-u i ka kërkuar për koston e operimit, si dhe për humbjet që ia ka shkaktuar shpërthimi në “Kosovën A”, që kishte ndodhur vitin e kaluar. Ndërsa KESCO-ja po i kërkon 19 milionë euro më shumë sesa në vitin e kaluar.

Revista Monitor,  01.02.2016