Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Digjet makina e kreut të OSHEE

Është djegur në Durrës automjeti i administratorit të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE). Ngjarja ndodhi pak pas mesnatës, në lagjen nr.1 të Durrësit, në garazhin e pallatit ku banon kreu i OSHEE-së, Ardian Çela.

Automjeti tip Range Rover me targa AA 164 AX është përfshirë nga flakët, të cilat e kanë shkrumbuar plotësisht, disa minuta pasi është futur në garazh nga Çela.

Zjarrëfikëset kanë mundur të shuajnë flakët për të shmangur përhapjen e mëtejshme të tyre dhe djegjen e automjeteve të parkuara pranë, disa prej të cilave kanë pësuar dëme sipërfaqësore.

Hetuesit bëjnë me dije për report tv se ka patur zjarrvenie te qellimshme, por po punohet per të gjetur vatren e zjarrit. Kater makinat e djegura po shqyrtohen per te verifikuar se ku eshte vatra e zjarrit dhe se cili nga mjetet ishte objektiv i Piromanit. Mjeti ndodhej i parkuar ne parkingun e poshte shtepise se shoferi te drejtorit te OSHEE-së, Ardian Cela.

Shqiptarja.com 23.01.2016