Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Për karburantet buzë autostradës vendos ministri

Licencat e karburanteve buzë autostradave do t’i lëshojë ministri, në rrugët e tjera lejet do t’i japin sërish kryetarët e bashkive. Me një vendim të posaçëm, Këshilli i Ministrave ka përcaktuar rregullat për autorizimin e tregtisë me pakicë dhe shumicë të karburanteve, gazit, vajrave lubrifikantë dhe lëndët djegëse. Sipas vendimit, tregtia me shumicë do të licencohet nga Qendra Kombëtare e Licencimit. Ndërsa, dhënia e licencave për stacionet e shitjes së karburanteve, për tregtimin me pakicë, bëhet nga: a) ministri që mbulon veprimtarinë e transportit rrugor, kur stacioni i karburanteve do të ndërtohet në autostradë; b) organet e qeverisjes vendore, sipas juridiksionit, në rastet kur stacionet e shitjes së karburanteve do të ndërtohen në territoret e tjera.

Gazeta Shqip,  03.12.2015