Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Shitjet e para të gazit azer, në 2020

Shitjet e para të gazit nga TAP do të bëhen në 2018 në Gjeorgji dhe Turqi, ndërsa në vendin tonë dhe pjesën tjetër të shteteve të Europës, në fillim të 2020…

Si një projekt i rëndësisë së madhe, TAP po fillon zbatimin në varësi të planit të parashikuar, nga ku pritet që përfundimi i këtij projekti do të jetë në vitin 2020. Sa i përket problemeve që mund të sjell implementimi i TAP, NatalyaAliyeva, kreu i Grupit mediatik ndërkombëtar të Energjisë në Kaspik, thotë se fitimi i tenderit nga kompania greke për fazën e parë të ndërtimit, sjell një faqe të re në këtë projekt.

Duke nisur nga 2016, ajo nënvizon, projekti do t’i përmbahet pikave të vendosura në program, që do të mirëpritet nga të gjitha shtetet përfituese. Në takim u deklarua se shitjet e para të gazit nga TAP do të bëhen në 2018 në Gjeorgji dhe Turqi, ndërsa në vendin tonë dhe pjesën tjetër të shteteve tëEuropës, në fillim të 2020.

Gjatë takimit përpara mediave edhe me ambasadorin grek në Azerbajxhan, u theksua se nevoja për energji e të gjitha shteteve europiane po rritet dita-ditës.

Tap do lehtësojë furnizimin me gaz për shumë shtete tëEuropës Juglindore si Bullgari, Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Mali I Zi, Kroacia etj.

Nga ana tjetër, pjesa e projektit që përfshin Italinë, do të sjellë mundësi edhe për tregje më të mëdha si Gjermania, Franca, Britania, Zvicra dhe Austria.

tubi i pare i gazsjellesit tapGjatë takimit u nënvizua edhe se TAP do të promovojë një zhvillim ekonomik dhe krijim të vendeve të punës përgjatë gjithë rrugës që do ndjekë projekti, gjë që ekspertët vlerësojnë se do të tërheqë investime të huaja direkte dhe s’do varen më nga grantet.

Këtë vit TAP-i ka lidhur disa kontrata: ndërtimi dhe përmirësimi i rrugëve dhe urave ndihmëse në Shqipëri (prill 2015), valvulat sferike me diametër të madh dhe aktivizuesit (korrik 2015), dhe turbo kompresorët (shtator 2015) dhe fashaturat lidhëse, bërrylave izolues dhe pritësve të sondave pastruese (tetor 2015).

TAP do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigande e Shah Deniz II në Azerbajxhan për në Evropë. Gazsjellësi me gjatësi prej rreth 878 km do të lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) në afërsi të kufirit turko-grek, në Kipoi, do të përshkojë Greqinë, Shqipërinë dhe detin Adriatik dhe do të dalë përsëri në tokë në Italinë e Jugut.

Revista Monitor,  26.11.2015