Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

ISHTI ndëshkon 98 pika karburanti

Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI) publikon rezultatet e kontrolleve të ushtruara në pikat e tregtimit të karburanteve gjatë muajit Gusht 2015. Fokusi i kontrolleve të kryera ishte zbatimi i dispozitave të ligjit “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”.

Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial ka marrë masë ndëshkimore administrative për 98 subjekte. Prej tyre, mbi 40 kanë rezultuar se shkelnin nenin 15 të ligjit duke mbushur bombola me gaz të lëngshëm për përdorim rezidencial në pikat e autogazit.

Mungesa e dokumentacionit të plotë të përcaktuar nga ligji ka çuar në ndëshkimin edhe të dhjetra subjekteve të tjera ndërsa në tre raste është ndërmarrë sanksion me gjobë për probleme me cilësinë, respektivisht pikën e flakërimit dhe përmbajtjen e squfurit jashtë normave.

Lista e subjekteve të gjobitura

energjia.al  25.09.2015