Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Karburant pa cilësi, gjoba 16 subjekteve

Furtunë gjobash në pikat e karburanteve në të gjithë vendin, duke kërkuar vendosjen e një standardi për karburantin në funksion të mbrojtjes së automjeteve, sipas parametrave ligjorë të përcaktuar nga organet ligjzbatuese. “Dora” e rëndë e kontrolleve ka rënë mbi pikat e karburanteve në të gjithë vendin, me përjashtim të Tiranës.

Kështu, nga inspektimet e bëra nga Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial për muajin Korrik 2015 janë gjobitur 16 subjekte që tregtojnë karburante në disa pika në të gjithë vendin, nga të cilat 5 subjekte për mungesë dokumentacioni dhe 11 për tregtim të karburanteve dhe nënprodukteve jashtë standardit.

Lista e plotë e subjekteve të gjobitura

Shqiptarja.com  29.08.2015