Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Tesla prezanton karikuesin-gjarpër për makinat

Në muajin dhjetor, themeluesi i Tesla-s, Elon Musk, lajmëroi se po punonte për një karikues të veçantë makine që “do të dilte automatikisht nga një mur dhe do të lidhej me automjetin si një gjarpër metalik”.

Tashmë, kompania ka treguar këtë karikues në aksion dhe duket si diçka e dalë nga një film fantashkencë.

Një video e postuar në llogarinë e Twitter-it të Tesla-s tregon “gjarpërin metalik” duke iu afruar makinës para se të nisë procesin e karikimit.

Nuk është njoftuar ende se kur mund ta blejnë këtë karikues pronarët e makinave Model S të Tesla-s. Gjithashtu, nuk është bërë ende i ditur çmimi i tij.

Top Channel,  08.08.2015