Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rritet prodhimi dhe eksporti i naftës në Rusi

Niveli i prodhimit të naftës në Rusi gjatë muajit korrik ka shënuar rritje me 2. 4% dhe ka arritur në 45.33 milionë ton.

Agjencia Itartas e lajmeve njoftoi se niveli i prodhimit të naftës në Rusi në shtatë muajt e kaluar është rritur me 1.4% dhe ka arritur në 309.3 milionë ton.

Rafineritë e naftës në Rusi në muajin korrik kanë shtuar kapacitetin e përpunimit të naftës me 24.8 milionë ton.

Njëkohësisht me këtë është rritur edhe eksporti i naftës së Rusisë me 7.1 % dhe ka arritur në 19.6 milionë ton.

Sipas këtij burimi, Rusia që nga fillimi i vitit 2015 deri më tani ka shtuar eksportin e naftës me 7.9 % duke eksportuar 140.9 milionë ton.

Agjensia e lajmeve ekonomia,  04.08.2015