Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Qeveria e Kosovës, pa strategji për Trepçën

Eksperti i minierave, Shyqyri Kelmendi, ishdrejtor i “Trepçës”, tha se Projektligji për “Trepçën” nuk do të dalë e as që do të diskutohet në Kuvend, ngase Qeveria nuk e ka të qartë se çka po do, apo nuk ka guxim që publikisht të thotë atë që do.

Se çfarë po ndodh me miratimin e strategjisë dhe më pas edhe të Projektligjit për kombinatin “Trepça” për momentin mbetet dilemë.

Ekspertët shprehen skeptikë rreth miratimi të Strategjisë zhvillimore dhe ligjit për kombinatin “Trepça”.

Ata thonë se kjo nuk pritet që të ndodhë para shtatorit, përkatësisht vjeshtës së sivjetme me çka edhe pritet që të definohet statusi, përkatësisht fati i këtij gjigant të ekonomisë së Kosovës.

Ndërkaq ka zëra që thonë se Ligji për “Trepçën” nuk do të dalë e as që do të diskutohet në Kuvend, ngase Qeveria nuk e ka të qartë se çka po duan, apo nuk kanë guxim që publikisht të thotë atë që duan.

Nga ana tjetër, zyrtarët e MZHE-së dhe zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi, me gjithë telefonatat dhe pyetjet e dërguara për katër ditë me radhë nuk janë prononcuar fare për gazetën.

Kryetari i Komisionit për Zhvillim Ekonomik në Kuvendin e Kosovës, deputeti Muhamet Mustafa (LDK), tha se për momentin nuk ka asgjë të re rreth kombinatit “Trepça”, sepse kjo është një kompetencë e Qeverisë së Kosovës, e cila paraprakisht pritet që të miratojë strategjinë e kombinatit “Trepça” e më pas edhe Projektligjin për kombinatin “Trepça”.

Deputeti Mustafa tha se nuk e beson se ky proces mund të kryhet para shtatorit të sivjetmë, përkatësisht diku në vjeshtë.

“Qeveria e Kosovës i di punët e veta, andaj edhe për këtë çështje duhet t’i drejtoheni Qeverisë dhe ministrisë përkatëse, MZHE-së”, tha Mustafa, por zyrtarët e kësaj ministrie kanë hezituar të japin përgjigje për çështjen.

Kosova Sot,  22.06.2015