Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta, proçedohen 4 subjekte

Operacioni për “kontrollin cilësor, sasior dhe fiskal të hidrokarbureve”, që është nisur prej datës 4 Maj nga grupet ndërinstitucionale, të përbëra nga specialistë të Doganave, Tatimeve, Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë, Inspektoriatit Qendror Teknik dhe Policisë së Shtetit, përfshi këtu edhe specialistë të Krimit Ekonomiko-Financiar, vijon në baza të përditshme. 

Që prej ditës së diel dhe gjatë së hënës janë zhvilluar një sërë kontrollesh ndaj subjekteve private të tregtimit të karburanteve në disa segmente rrugore të vendit, konkretisht në Laç-Mamurras-Fushë Krujë, si dhe në Durrës, Korçë e Fier.

Siç raportohet nga njoftimi i përditshëm i Policisë së Shtetit, janë kontrolluar 19 subjekte gjithsej në akset e sipërpërmendura, dhe nga specialistët e krimit ekonomiko-financiar është bërë i mundur procedimi penal për fshehje të ardhurash ndaj 4 subjekteve.

Gjithashtu është arrestuar një pronar që tregtonte naftë bruto kontrabandë, si dhe është shpallur në kërkim një tjetër, për të njëjtën akuzë. Ndërsa sa i përket sasisë së sekuestruar, janë 25 mijë litra naftë bruto kontrabandë.

Operacioni do të vijojë me vendosmëri edhe në ditët e ardhshme, pas aksionit të shpallur nga kryeministri Edi Rama, vetëm disa kohë më parë.

Top Channel,  12.05.2015