Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bien zhdoganimet e karburanteve me 21%

Zhdoganimet e karburanteve njohën nivelin më të ulët që nga viti 2012 gjatë dy mujorit të parë të vitit. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave importet e karburanteve shënuan një rënie prej 21 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Shkak kryesor për këtë rënie mbetet ulja e konsumit në tregun vendas, kryesisht nga çmimet e larta të hidrokarbureve në vend. Për shkak të barrës së lartë fiskale Shqipëria ka humbur konkurueshmërinë rajonale me çmimet e naftës, të cilat në vendet fqinjë janë 20 për qind më lirë se, në tregun vendas.

Kjo diferencë në çmime ka bërë që mjetet e tonazhit të rëndë si autobusët, kamionët etj. Të furnizohen në Malin e Zi, Kosovë dhe Maqedoni. Kjo ka ndikuar edhe konsumin e hidrokarbureve në tregun vendas me gati 13 mijë tonë më pak se, në janar –shkurt 2014.

Rënia e xhiros këtë vit është konfirmuar edhe nga pikat e shitjes me pakicë të hidrokarbureve.

Para pak ditësh NSTAT pohoi se, tregtia me pakicë e karburanteve ka shënuar ulje në tremujorin e fundit të vitit 2014 me 0.8 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas të dhënave të INSTAT mbi ecurinë e tregtisë me pakicë. Ndërsa në krahasim me tremujorin e tretë të 2014 ulja ishte edhe më e madhe, 11 për qind.

Revista Monitor, 03.04.2015