Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Vaj gatimi në vend të karburantit

A do të udhëtonit me avion duke e ditur se në vend të karburantit tradicional ka vaj gatimi?

Një avion Boeing 737 i shoqërisë ajrore “Hainan Airlines” ka fluturuar nga Shangai në Pekin me 100 persona në bord, duke përdorur si karburant një përzierje që përmban vaj gatimi të ofruar nga disa restorante kineze. Bëhet fjalë për një “hap gjigant” për industrinë e transporti ajror, ka thënë kompania për fluturimin e kryer të shtunën.

Shtypi kinez ka specifikuar se karburanti i përdorur për avionin është një biokarburant i krijuar nga kompania e rafinimit Sinopec, ku janë përzier në masa të njëjta vaji dhe karburanti tradicional. Pilotimin e avionit e bëri zëvendës/presidenti i Hainan Airlines, Pu Ming.

Karburanti i ri emeton mes 50- 80 % më pak dioskid karboni në lidhje me avionët që përdorin karburant tradicional dhe me këtë zgjidhje shpresohet që të reduktohet ndotja e gjeneruar nga transporti ajror. Për momentin megjithatë bëhet fjalë për një metodë të kushtueshme.

Gazeta Dita, 24.03.2015