Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KEK i jep tre kontrata kompanisë polake

Kompania polake “Turbo Care” i ka nënshkruar tri kontrata pa tender publik për një projekt në Korporatën Energjetike të Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

Kontratën e fundit, KEK-u ia ka dhënë kësaj kompanie në muajin mars, në vlerë prej 847 mijë e 169 eurosh, për punët shtesë që kjo e fundit do t’i bëjë për riparimin e turbinës dhe gjeneratorit elektrik në Njësinë A5 “TC Kosova A”.

Ndërsa kontrata bazë që KEK-u dhe “Turbo Care” kishin nënshkruar në verën e vitit 2014 peshon 8 milionë e 693 mijë euro, për riparimin e turbinës dhe gjeneratorit elektrik në Njësinë A4 dhe A5.

Përveç kësaj, KEK-u në muajin nëntor ia ka dhënë edhe një kontratë në vlerë prej 1 milion e 302 mijë eurosh. Të tri kontratat që KEK-u dhe “Turbo Care” kanë nënshkruar peshojnë 10 milionë e 842 mijë euro.

Kjo shumë, në fakt, është për 5 milionë e 138 mijë euro më e lartë se oferta që KEK-u e kishte shpallur fitues për të njëjtin projekt në fillim të vitit 2014.

Telegrafi,  21.03.2015