Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Burrel, grabitet pika e karburantit

Një pikë karburanti në mes të qytetit të Burrelit është bërë objekt i një sulmi të maskave, mesanatën e së shtunës duke u gdhirë e diela. Raportohet se dy persona të maskuar dhe të armatosur rreth orës 02:00 pas mesnatë kanë mësyrë pikën e karburantit.

Nën kërcënimin e armëve ata kanë kërkuar rojes së objektit, Ahmet Lami, xhiron ditore. Kur ky i fundit ka refuzuar kërkesën e grabitësve, ndërsa është goditur në kokë më qytën e automatikut dhe më pas agresorët I kanë marrë shumën e parave që i ndodheshin në arkë.

Agresorët janë larguar nga vendngjarja me një mjet pa targa, ndërsa nuk ka vonuar edhe mbërritja e policisë. Blutë e Burrelit kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave të plota të kësaj ngjarjeje dhe identifikimin e autorëve.

Shqiptarja.com 01.03.2015