Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bateri që furnizon me energji shtëpinë tuaj

Po sikur të furnizonit të gjithë shtëpinë tuaj  me një bateri të vetme? Epo kjo mund të bëhet realitet. Kompanitë që merren me prodhimin e makinave, si “Toyota” dhe “Nissan”, kanë dhënë idenë për përdorimin e baterive elektrike të makinës për të furnizuar me energji shtëpinë.

Kompania “Tesla” gjithashtu është e interesuar për krijimin e një baterie të tillë. Gjatë publikimit të rezultateve financiare të saj, shefi ekzekutiv , Elon Musk, na la të kuptojmë se kompania po punon për krijimin e një baterie për shtëpi.

Dizajni është gati në përfundim dhe prodhimi mund të nisë pas gjashtë muajsh, edhe pse “Tesla” nuk ka dhënë një datë të saktë se kur do të prezantohet zyrtarisht. Që vitin e kaluar Musk zbuloi këtë plan, por tani po vihet në jetë.

“Ne po përpiqemi të gjejmë një bateri të palëvizshme, diçka që mund të jetë si pakoja Model S, diçka e sheshtë, 5 inç që mund të vendoset në mur, me një mbulesë të bukur, një konvertues në dy drejtime, që e vë në punë dhe funksionon”,  deklaroi Musk vitin e kaluar.

Gazeta Shekulli,  18.02.2015