Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

TAP përgatitet për nisjen e punimeve

Në kuadrin e përgatitjeve për ndërtim dhe nisjen e fazës së ndërtimit, Trans Adriatic Pipeline AG (TAP) ka përforcuar ekipin e tij drejtues. DrejtoriMenaxhues i TAP, Kjetil Tungland, i cili ka shkruar historinë TAP tashmë është zëvëndësuar me Ian Bradshaw, bënë me dije burimet zyrtare të kompanisë. Bradshaw ka më shumë se, 30 vjet eksperiencë në industrinë e naftës dhe të gazit, kam mbajtur një sërë rolesh të rëndësishme për përmbushjen e një game të gjerë marrëveshjesh tregtare dhe projektesh teknike në vende të ndryshme gjeografike dhe kulturore. Gjithashtu janë punësuar rishtas, Norman Ingram në pozicionin e Drejtorit të Projektit dhe Martin Mair si Drejtor Operacionesh. Të dy këto pozicione do të ushtrohen nga zyrat qendrore të TAP-it të ndodhura në Baar të Zvicrës.

Norman ingram i bashkohet TAP nga BG Group në Queensland, Australi ku ka mbajtur pozicionin e Drejtorit të Projekti për Tubacionet dhe ka drejtuar ndërtimin, testimin dhe fillimin e veprimtarisë së tubacionit Queensland QCLNG. i arsmuar si inxhinier civil, Norman ka qenë i punësuar nga BP për më shumë se dy dekada dhe ka mbajtur disa pozicione drejtimi ekzekutiv të tilla si Drejtor Projekti, Drejtor Teknik, and Menaxher Projekti në vende si Turqi, Azerbajxhan dhe Alaskë. Gjatë detyrës së tij gjashtë vjeçare në Azerbajxhan, Norman ka mbajtur disa pozicione gjatë Fazës 1 të Shah Deniz, në lidhje me ndërtimin dhe testimin e Gazsjellësit të Kaukazit Jugor dhe ka qenë gjithashtu i përfshirë në Gazsjellësin Baku-Tblisi-Ceyhan.

Norman zëvendëson Sigurd Hamre, i cili ka shërbyer në TAP si Drejtor Teknik/Zhvillimi Projekti që prej vitit 2012 duke mbyllur kështu një detyrë trevjeçare të caktuar nga Statoil. Sigurd do të rikthehet në kompaninë Statoil në Norvegji në Mars të vitit 2015.

Martin Mair i bashkohet TAP nga Al Hosn Gas, i cili ka ndërmarrë zhvillimin në terren dhe operimin e fushave të gazit të Abu Dhabi National Oil Company (ADNOC). Martin ka shërbyer në Al Hosn Gas si Menaxher Prodhimi/Zëvendës President Prodhimi, me autoritet të plotë të deleguar si Zëvendës President i Lartë i Operacioneve të kompanisë. Më parë, ai ka shërbyer si Zëvendës President i Operacioneve i Al Hosn Gas për zhvillimin e fushës Shah. Martin është një profesionist i kualifikuar operacionesh dhe ka më shumë se 23 vjet përvojë në CAPEXe madhore të zhvillimit dhe dorëzimit të projekteve të reja duke përfshirë puset, sistemet e tubacionit dhe impiantet e përpunimit, përveç veprimtarisë dhe menaxhimit të aseteve në projekte të para-zhvilluara. Martin ka mbajtur gjithashtu edhe pozicione të tjera në menaxhim operacionesh në vendndodhje të tjera me diversitet global.

Ian Bradshaw Drejtori i Ri Menaxhues i TAP tha se,: “Norman dhe Martin kanë përvojë të gjatë në punën me projekte madhore infrastrukturore ndërkufitare gazi. Jam me të vërtetë i kënaqur që ata i janë bashkuar ekipit të menaxhimit të TAP, ndërsa ne përgatitemi për ndërtimin e projektit, që është edhe faza e ardhshme dhe e fundit e projektit, në mënyrë që të jemi gati të presim gazin e Shah Deniz në vitin 2020. Për më tepër, doja të falënderoja Sigurd për të gjitha përpjekjet në zhvillimin e aftësive të larta teknike të TAP-it në nivelin e tyre të sotëm”.

Ish Drejtori  TAP, Tungland: Sfida e projektit, shpronësimi i 55 mijë pronarëve

Duke qenë se ish- Drejtori Përgjithshëm, i TAP Kjetil Tungland po përgatitet t’i dorëzojë frerët tek pasardhësi i tij, ai ka shpjeguar për pesë vitet e suksesshme që ai udhëhoqi projektin, përfshirë këtu momentin historik kur në qershor 2013 TAP-i u përzgjodh si gazsjellësi për të transportuar gazin e Shah Deniz iI në tregjet evropiane. Ai ttha se, tani TAP përballet me sfidën e shpronësimeve për avancimin e mëtejshëm të tij

Kur hedh vështrimin pas, çfarë domethënie ka për ju roli i Drejtorit të Përgjithshëm të TAP-it?

Të punosh me një ekip kaq fantastik me profesionistë nga më shumë se 25 vende, është me të vërtetë një eksperiencë që vjen vetëm një herë në jetë. Ka qenë një sfidë për mua të isha i denjë për privilegjin që kisha në drejtimin e këtij ekipi, dhe gjithashtu përpiqesha të shtroja rrugën drejt suksesit. Realizimi i Projektit TAP është në kuptimin e plotë të fjalës historik. Ai është një hallkë lidhëse kritike në Korridorin Jugor të Gazit dhe një element kyç në krijimin e një rrugë të re të energjisë për transportin e furnizimeve të reja me gaz në Evropë. Si i tillë, ka qenë një nga detyrat më emocionuese po ashtu edhe sfiduese në karrierën time. Më dha mundësinë të përftoja njohuri të jashtëzakonshme në një projekt kompleks me kaq shumë aspekte të ndryshme, sfida dhe interesa, si për nga ana tregtare ashtu edhe teknike, madje edhe në aspektin e zgjedhjeve strategjike dhe interesave politike që shumë aktorë të rëndësishëm kanë në projekt. Sigurisht ka qenë një udhëtim ku unë kam përvetësuar njohuri. Kam mësuar shumë nga kolegët e mi të talentuar të departamenteve tona dhe ekipet e vendeve pritëse. Kjo sigurisht më dha mundësinë të rritem si njeri dhe si drejtues.

Cili është mësimi më i vyer që keni marrë gjatë pesë viteve të fundit?

Që suksesi mund të arrihet vetëm nga punonjës të aftë, të angazhuar ndaj një strategjie të qartë të korporatës. Ka patur disa objektiva të synuara, veçanërisht gjatë fazës së vendimit të Shah Deniz, TAP-i ja doli të përmbushë të gjitha këto objektiva me sukses, pikërisht si rezultat i bërjes së punës me një ambicie dhe qëllim të përbashkët në mendje.

Përmendni një moment të paharrueshëm në TAP.

Nuk ndodh çdo ditë që projekti yt të përzgjidhet për zbatim si pjesë e një prej zinxhirëve më kompleks e strategjik të vlerës së energjisë në botë. Qershori i vitit 2013 solli njohjen e merituar të punës dhe përpjekjeve të ekipit tonë. Megjithatë, pas një momenti disi të shkurtër festimi, gjithashtu kuptuam në mënyrë më se të qartë që, një udhëtim i ri akoma edhe më sfiduese si ai i fazës së ekzekutimit të projektit, kishte filluar tashmë.

Ka ndonjë arritje për të cilën ndjeheni më tepër krenar?

TAP-i, nga një projekt disi i ri në 2010, evoluoi në një organizatë efektive dhe të mirë-themeluar, e pajisur plotësisht për ta vënë në punë gazsjellësin. Prandaj, mendoj se jam më shumë krenar për këtë transformim dhe për formën që TAP-i ka marrë aktualisht: projekti po ecën tërësisht sipas grafikut, prokurimi po vazhdon me disa objektiva të arritura deri në fund të 2014, blerja tokës dhe marrja e servitutit të kalimit të tokës janë në plotësim e sipër, dhe vlerësimet e ndikimit në mjedis dhe të ndikimit social janë miratuar në tre vendet pritëse. Për më tepër, s’mund të mos ndjehem ndryshe veçse krenar për kulturën që arritëm të ngrinim në TAP-i si dhe angazhimin tonë të vërtetë ndaj vlerave të përsosmërisë, njerëzve, integritetit dhe përgjegjësisë.

Çfarë këshille do t’i jepni Drejtorit të ri të Përgjithshëm, Ian Bradshaw?

Ndërkohë që zhvillimi ynë ka qenë i qëndrueshëm, ka gjithmonë çështje të reja që do të hasen. Përpara është një sfidë e madhe për ndërtimin e një tubacioni prej 870 kilometra që ka ndikim në më shumë se 55.000 pronarë dhe përdorues tokash dhe përshkon tre vende. Besoj se ian është drejtuesi i duhur që do të çojë përpara projektin përgjatë asaj faze që do të jetë një fazë tejet intensive dhe kërkuese. Ai ka dhjetëra vite përvojë në projekte të ngjashme dhe ekspertizë. Njohuritë që ai ka për industrinë dhe stili i tij i drejtimit janë të jashtëzakonshme. i uroj shumë suksese në detyrën e re.

Ka ndonjë mesazh përfundimtar që do donit të jepni?

Dua të falënderoj bordin e TAP-it, aksionarët tanë dhe për të mos harruar qeveritë tona dhe ato pritëse për mbështetjen e tyre gjatë viteve. Dhe e fundit, por jo për nga rëndësia, dëshiroj t’i uroj tërë ekipit të TAP-it gjithë të mirat dhe suksese në fazën e re të zbatimit të projektit. i falënderoj për gjithë dedikimin, punën e kryer dhe miqësinë. Ka qenë një nder dhe kënaqësi! Dhe mbani mend se ka vetëm një mënyrë për të ndërtuar diçka të tillë: hap pas hapi, seksion pas seksioni.

Revista Monitor,  10.02.2015