Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Peshkopi, në disa fshatra mungon energjia

Ulja e temperaturave e shoqëruar me reshje dëbore ka sjellë mjaft probleme në rrugë dhe energji elektrike në rrethin e Dibrës. 

Probleme në lëvizjen e automjeteve ka pasur në disa komuna, ku si pasojë e trashësisë së dëborës ka pasur fshatra të bllokuar në Kalanë e Dodës, Lurë dhe Sllovë në rrethin e Peshkopisë, ku trashësia e dëborës ka arritur në 1.5 metra. Përveç problemeve me rrugët rurale të këtyre fshatrave, problematike ka qenë ajo e mungesës së energjisë elektrike, ku të paktën prej 4 ditësh banorët e 9 fshatrave në komunën Kala e Dodës vuajnë mungesën e energjisë elektrike si pasojë e rrëzimit të shtyllave.

Banorët shprehen se banorët e fshatrave të komunës Kala e Dodës prej ditësh ngelen të izoluar si pasojë e bllokimit të rrrugëve dhe mungesën e energjisë elektrike.

Top Channel,  06.02.2015