Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KEK, dhurata për fëmijët në Obiliq

Përkundër angazhimeve rreth sanimit të pasojave të aksidentit të datës 06 qershor 2014, për stabilizimin e prodhimit para sezonit të dimrit, ne vije me objektivin qe ka për thellimin e partneritetit me ambientin ku operon, si gjest simbolik , te premten me 19 dhjetor 2014, KEK sh.a. ka vazhduar traditën disa vjeçare, me shpërndarjen e dhuratave për fëmijët dhe nxënësit e komunës se Obiliqit.

Punëtorët e korporatës kanë sjellë atmosferën festive të fundvitit fillimisht tek nxënësit e shkollës fillore “Migjeni “në fshatin Sibovc dhe pastaj kane vazhduar ne fshatin Mazgit i Ultë ne shkollën fillore “Ibrahim Rugova”. Në këto shkolla te cilat janë përzgjedhë ne koordinim me drejtorinë e arsimit te komunës se Obiliqit, janë shpërndarë dhurata për te gjithë nxënësit e ciklit te ulte. Me ketë rast, fëmijët kishin përgatitur një program me vjersha dhe këngë dhe janë ndarë shumë të ngazëllyer teksa pranonin dhuratat.

Te gjithë pedagogët si dhe prindërit e fëmijëve, kanë mirëpritur këtë gjest, sikurse kanë pasur fjalë miradije për përpjekjet dhe veprimet që po zhvillon korporata posaçërisht ne projektet qe kane synim kujdesin ndaj palëve te treta dhe mbrojtjen e mjedisit.

Tashmë janë lëshuar në punë elektro-filtrat e ri te gjitha njësive te Termocentralit Kosova A, të cilat ndikojnë që ndotja të jetë brenda standardeve të lejuara me ligj apo shume herë më e ulët se ka qenë dekada me radhë. Pos kësaj, pas gati 50 viteve është ndërprerë hedhja e hirit fluturues ne deponinë e hapur, janë duke u ri-kultivuar kodrat e hirit si dhe janë duke u eliminuar substancat e rrezikshme nga Gasifikimi.

Te gjitha këto investime, efektet e se cilave tashme filluan te shihen, si synim përfundimtar kane përmirësimin e kushteve te jetës se banoreve përreth, duke reduktuar ne minimum ndotjen e krijuar gjatë disa dekadave.

energjia.al 20.12.2014