Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Braktiset zyrtarisht “South Stream”!

Projekti 40 miliardë dollarë i Rusisë, South Stream, është viktimë e rënies së çmimeve të energjisë, e kërkesës së dobët europiane dhe e tensionit politik mes Bashkimit Europian dhe Moskës për shkak të krizës në Ukrainë.

Në ditën e Hënë, Rusia njoftoi se e ka braktisur zyrtarisht projektin për furnizimin me gaz të Europës, duke anashkaluar Ukrainën. Si arsye kryesore, Moska citoi kundërshtimin e Bashkimit Europian dhe e quajti Turqinë si partnerin e saj të preferuar.

Gazsjellësi South Stream ose Rrjedha e Jugut planifikohej të transportonte 63 milionë metër kub gaz natyror në vit drejt Europës, e barabartë me 10% të kërkesës totale. Por ky projekt u gjend nën presion gjatë këtij viti. Kriza e Ukrainës e detyroi Brukselit në “ngrijë” procesin e miratimit të gazsjellësit.

Gjithashtu projekti u godit nga trazirat në tregjet europiane përsa i përket kërkesës për gaz dhe rënies së çmimeve të energjisë. “Mendoj se gjasat për ndërtimin e Rrjedhës së Jugut janë afër zeros”, deklaroi një ekspert i këtij tregu. Ndërkohë, kompania shtetërore ruse e gazit, Gazprom, plotëson rreth 2/3 e kërkesës së Europës për gaz dhe siguron nga kontinenti rreth 80% të të ardhurave të saj.

Njoftimi për braktisjen e këtij projekti erdhi gjatë vizitës së presidentit rus, Vladimir Putin dhe shefit ekzekutiv të Gazprom, Alexei Miller, në Turqi. Gjatë kësaj vizite, Putin propozoi ndërtimin e gazsjellësit drejt Turqisë, duke ofruar gaz me çmime të ulta.

“Nuk mendoj se Putin po bën bllof. Mendoj se ai poi përshtatet një situate krejtësisht të re gjeopolitike në Europë”, shprehet Pierre Noel, një studjues i lartë për sigurinë ekonomike dhe energjinë në Institutin Ndërkombëtar për Studime Strategjike.

Scan TV, 02.12.2014