Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ferizaj në kolaps energjetik

Komuna e Ferizajt gjatë së martës është përballë me mungesë të madhe të energjisë elektrike. Pothuajse e tërë qendra dhe pjesa më e madhe e lagjeve të qytetit që nga orët e mbrëmjes së ditës së djeshme janë pa energji elektrike.

Qytetarët shprehin pakënaqësi për këtë gjendje duke thënë se nuk janë fare në dijeni se për çfarë arsye ka ardhur deri te ndërprerja e energjisë. A bëhet fjalë për ndonjë defekt apo për reduktime kjo vështirë se mund të kuptohet, ngase nga Distrikti i KEDS-it në Ferizaj, nuk ka informacion.

Shefi i këtij distrikti, Berat Lahu, nuk ka dashur të flasë për këtë çështje duke thënë se të drejtën e informacionit e ka vetëm niveli qendror i KEDS-it. Pavarësisht kësaj, qytetarët e veçmas bizneset shprehin pakënaqësinë e tyre ngase mungesa e rrymës u ka nxjerr telashe në veprimtaritë e tyre punuese.

Portali Telegrafi, 07.10.2014