Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rikthehet në punë blloku B2

Në mesnatë është rikthyer në prodhim njësiti B2 në Termocentralin “Kosova B”, i cili gjatë ditës së djeshme ka shkaktuar reduktime të energjisë elektrike.

Kështu njofton KEDS për Radio Kosovën. Ndërkohë në nëntë komuna të mëdha të Kosovës, qytetarët po hedhin nënshtrimet e tyre kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike në një peticion të organizuar nga 70 subjekte joqeveritare dhe sindikale të vendit.

Furnizimi me energji elektrike në vend është stabilizuar në orët e hershme të mëngjesit të sotëm. “Momentalisht po prodhohet 400 Megavat energji elektrike deri sa importi është 200 – 300 MËh varësisht nga nevoja e konsumatorëve si dhe nga disponueshmëria e energjisë në treg për import. Sasia e importit gjatë dimrit varet nga shumë faktorë duke përfshirë edhe sasinë e energjisë së prodhuar në KEK, ndërsa kostoja e energjisë së importuar është dy-tre herë më e lartë se kostoja e energjisë së prodhuar në vend”, thuhet një përgjigje të KEDS drejtuar Radio Kosovës.

E nga ana tjetër, në komunat më të mëdha të vendit është duke vazhduar nënshkrimi i peticionit kundër energjisë elektrike. 70 Organizata joqeveritare kanë filluar mbledhjen e 10 mijë nënshkrimeve nga qytetarët, që do kërkojnë nga Kuvendi i Kosovës, të anuloi vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për ngritje të çmimit të energjisë elektrike prej 5.18 për qind. Kushtrim Puka, nga Forumi për Iniciativa Qytetare, tha se këtë vetëm në dy ditët e para, këtë peticion e kanë nënshkruar më shumë se 10 mijë qytetarë.

E gjithë kjo rritje ndikon drejt për drejt në shportën e qytetarëve tha Puka. Sipas tij, këtë vit mund të ketë edhe një ngritje të tretë të çmimit të energjisë.

Ndërsa disa nga qytetarët të cilët e nënshkruan këtë peticion, thonë se ngritja e çmimit i dëmton dukshëm në çdo aspekt.

Sidoqoftë, përfaqësuesit e OJQ-ve kanë paralajmëruar për bojkot të pagesave të energjisë elektrike dhe protesta, nëse kjo formë e peticionit nuk do të ketë sukses.

Portali Telegrafi, 26.09.2014