Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Durrës, grabitet pika e karburantit

Dy grabitje me dhunë kanë ndodhur gjatë 48 orëve të fundit në Durrës dhe në Krujë. Ngjarja e parë ndodhi në fshatin Derven, tek një pikë karburanti, kur dy persona të paidentifikuar i kanë vjedhur me dhunë shumën prej 110 mijë lekësh të xhiros ditore, punonjësit të karburantit N. Gj., 21 vjeç, banues në Derven. Kurse krimi tjetër ndodhi afër mbikalimit të këmbësorëve në Sukth, ku dy persona të armatosur me automatik dhe pistoletë, i kanë vjedhur duke ushtruar dhunë fizike mjetin tip “Benz” me targa angleze BJ51UYT, të cilin e kishte në përdorim K. S., 24 vjeç.

Gazeta Dita, 08.09.2014