Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

CEZ: Shumë lidhje të paligjshme

Abonentet debitore te kompanise CEZ Shperndarje, pasi u eshte nderprere energjia elektrike, tentojne rilidhjen e saj ne rrjet ,ne menyre te jashteligjshme, duke u bere shkak per shume defekte ne Tirane.

Departamenti Inxhinierik ne CEZ Shperndarje njofton se po hasen probleme ne:

Fiderat 150, 145 dhe 156 ne Nenstacionin Valias, qe furnizojne me energji elektrike Kamzen, Valiasin dhe Kasallen.

Fideri 107, Nenstacioni Mezez, qe furnizon me energji elektrike Yrshekun dhe Domjen.

Fideri 2 dhe 3 ne Nenstacionin Ibe, qe furnizon me energji elektrike Baldushkun, Hekalin dhe Kryeziun

Fideri 126 A8, qe furnizon me energji elektrike Tufinen, Paskuqanin dhe Babrrune.

Specialistet e kompanise sqarojne se ne linjat e Tensionit te Mesem provokohen defekte, qe lene te gjithe fiderin te stakuar, pa energji elektrike dhe per pasoje nuk mund te furnizohen shume abonente te rregullt.

Grupet e teknikes jane ne gadishmeri te riparimit te ketyre defekteve. CEZ Shperndarje paralajmeron se do te denoncoje ne komisariatet e policise, sipas zonave qe mbulojne, te gjithe ata persona qe behen shkak per defektet ne rrjetin e shperndarjes se energjise elektrike.

energjia.al 15.07.2014