Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KEK përkrah vënien në punë të “Kosova A”

Pas takimit të jashtëzakonshëm, Bordi i Drejtorëve i Korporatës Energjetike të Kosovës, konfirmon mbështetjen e plotë për hapat e ndërmarr nga menaxhmenti për tejkalimin e gjendjes së shkaktuar pas aksidentit në Termocentralin Kosova A.

Bordi i Drejtorëve ka mbështetur masat e ndërmarra në përgatitjen tekniko-teknologjike për rifillimin e punës së njësisë A3, e cila pritet ta fillojë punën deri në fund të kësaj jave. Njëkohësisht, Bordi përkrah hapat e ndërmarr nga menaxhmenti në inicimin e procedurave ligjore për fillimin e menjëhershëm të riparimeve të nevojshme në njësitë A4 dhe A5 të Termocentralit Kosova A.

Bordi i Drejtorëve është njoftuar rreth statusit të gjetjeve të menaxhmentit lidhur me rrethanat që kanë ndikuar në këtë aksident, dhe njëkohësisht ka ripërsëritur mbështetjen e organeve kompetente për të kryer hetim të plotë, me qëllim të përmirësimit të kushteve të punës, cilësisë së shërbimeve ndaj klientëve dhe parandalimin e ndodhive të ngjashme në të ardhmen.

Bordi vlerëson se të gjithë akterët e sektorit energjetik duhet të njohin dhe përkrahin veprimet që është duke ndërmarr KEK-u, në tejkalimin e situatës emergjente në të cilën gjendemi për sa i përket stabilizimit të gjenerimit të energjisë.

Në këtë vijë, kërkohet një mirëkuptim edhe nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë, që të reflektojë në situatën e krijuar dhe të veprojë konform autorizimeve ligjore që ka.

Revista Monitor, 04.07.2014