Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Pritet rivitalizimi i Bllokut A3 në Obiliq

Shkaktarët e aksidentit ende mbesin mister

Marrëveshje me Shqipërinë për importimin e rrymës

Ekipet e KEK-ut, pas përfundimit të fazës së testimeve, do të vazhdojnë me fazën përfundimtare të lëshimit në punë të këtij blloku dhe, në bazë të rezultateve preliminare, duket se në njërën nga njësitë (A3) mund të bëhet brenda një kohe të shkurtër

Zyrtarët e KEK-ut kanë njoftuar se edhe pas gati dy javësh shkaktari i vërtetë i aksidentit që ka ndodhur në elektrolizën e TC “Kosova A”, me ç’ rast humbën jetën dy punëtorë të kësaj korporate, nuk dihet. Ata thonë se së shpejti pritet rivitalizimi edhe i bllokut tjetër, A3, në TC “Kosova A”. Drejtori ekzekutiv në shërbimet e Korporatës, Edmond Nulleshi, tha se zona e aksidentit mbetet ende e rrethuar dhe nën kontrollin e Policisë së Kosovës, ku ekipet e tyre kompetente dhe të hetuesisë kanë vazhduar hetimin për gjetjen e shkaktarit të këtij aksidenti. Nulleshi thotë se duhet të potencohet se menaxhmenti i KEK-ut dhe Bordi i drejtorëve të KEK-ut janë tejet të interesuar dhe kanë ofruar përkrahjen e plotë që procesi i hetimit të jetë sa më gjithëpërfshirës dhe shkaqet e aksidentit të gjenden sa më parë që të jetë e mundur.

Kosova Sot, 16.06.2014