Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ugandë: Energjia diellore për kompjuterat e shkollës

Shumica e shkollave rurale në Ugandë nuk kanë elektricitet ose ndonjë burim tjetër energjie, duke bërë që njerëzit atje të mos arrijnë të mësojnë nga teknologjia moderne.

Në një kohë kur bota e arsimit pluskon në bisedime për teknologjinë dhe përditësimin me të rejat nga gara globale, shumë shkolla në Afrikën Nënsahariane nuk kanë arritur as ta fillojnë këtë garë.

Mirëpo një projekt që u shërben shkollave rurale në Ugandë po merr përsipër ta zgjidhë këtë problem. Ai po përdor dritën e diellit ekuadorian për të ofruar elektricitet për orët e informatikës, duke përdorur panele diellore të lëvizshme.

Fondacioni “Maendeleo” është një zgjidhje me teknologji të ulët e boshllëkut të teknologjisë së lartë. Fondacioni ka dy xhipa, ku secili shkon në 5 shkolla, çdo javë, duke arritur të mbulojë 2 mijë nxënës.

Menjëherë sapo laptopët vihen në prizë në baterinë me energji diellore, fëmijët hyjnë në botën e lojërave elektronike, ashtu si në pjesën tjetër të botës.

Gazeta Shekulli, 22.03.2014